KOMITETI I BIRESIMEVE NE SHQIPERI
Biresimi vendas ka perparesi ne raport me biresimin ndervendas.
 
Procedura ligjore e birësimit. Baza Ligjore.
 
KOMITETI I BIRESIMEVE
 
I themeluar ne vitin 1993, Komiteti Shqiptar i Biresimeve ( KSHB) eshte nje organ kolegjial pa qellime fitimi. Ai eshte autoriteti i vetem qendror ne Shqiperi qe eshte i angazhuar posacerisht per biresime vendase dhe ndervendase. Me hapjen e Shqiperise drejt procesit te demokratizimit u krijuan mundesi edhe per biresime ndervendase.
Ne vitet 1991 – 1992 u bene disa biresime nga te huajt

Por mungesa e pervojes dhe e nje strukture pergjegjese te kualifikuar krijuan probleme ne kete fushe. Per kete aresye, nje dekret i Presidentit te asaj kohe shpuri ne pezullimin e perkohshem te biresimeve ndervendase , deri ne miratimin e nje ligji te ri. Ligji nr.7650 , dt. 17. 12. 1992, “ Per biresimet e te miturve nga shtetas te huaj dhe per disa ndryshime ne Kodin e Familjes ”, percaktoi nevojen e krijimit dhe te funksionimit te KSHB.
KSHB
 
I krijuar si institucion qe mbron interesin me te larte te femijes KSHB I dedikohet mbrojtjes se shendetit dhe mireqenies emocionale te femijeve ne gjendje te braktisur duke iu gjetur e duke I siguruar nje ambjent familjar te afte t’I siguroje dashuri ngrohtesi, edukim, zhvillim dhe jetese normale.
 
Komiteti Shqiptar I Biresimeve eshte Organ Kolegjial ne varesi te Ministrise se Drejtesise. Ai perbehet nga Keshilli Drejtues, Kryetari dhe Sekretariati Ekzekutiv. Bordi I anetareve perbehet nga perfaqesues te Ministrise se Brendshme, M. se Jashtme, M. Arsimit, M. Shendetesise, M. Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, M. Financave, M. Drejtesise, Fakultetit Juridik dhe nga nje perfaqesues I Shoqates se Jetimeve te Shqiperise, te cilet mblidhen nje here ne muaj.
 
 
 
 
 
Skema e Organizimit
Historiku
Misioni
Funksionimi
Baza Ligjore
Kandidatura për birësim
Birësimi Vendas
Birësimi ndërvendas
Agjensite
Periudha pas birësuese
Statistika
 
 
Adresa: Rr : " Mine Peza  "
Pallati 87 / 3 , Shkalla 2
Tiranë, Albania
Tel dhe Fax:+355226465; +355227487
kshb@komitetibiresimeve.com.al
info@komitetibiresimeve.com.al
Te gjitha te drejtat te rezervuara Komiteti i Biresimeve.
Programimi
ShqiperiaCom, Dizenjimi Maximedia Studios