KOMITETI I BIRESIMEVE NE SHQIPERI
PROCEDURA E BIRESIMIT VENDAS

  1. Te gjithe aplikantet per biresim rregjistrohen ne listen e keshillimit prane zyres se marredhenieve me publikun.
  2. Keshillimi realizohet ne tre seanca me intervale kohore dy javore, perkatesisht nga punonjesi social, psikologu dhe seanca e trete nga juristi.
  3. Ne seancen e trete terhiqet formulari me dokumente qe duhet te plotesojeaplikanti duke marre udhezimet e duhura nga Juristi.
  4. Pasi te kene plotesuar dosjen e tyre me dokumentet e duhura e dergojne ate prane Komitetin Shqiptar te Biresimeve.
  5. Ne momentin qe dosja vjen ne KSHB ajo rregjistrohet dhe hyn ne listen e aplikanteve ne pritje.
  6. Ne kete moment fillon studimi I aplikantit biresues nga sektori psiko – social, qe synon ne vleresimin e aplikantit ne lidhje me motivimin, biresimin dhe prinderimin e tyre. Ky studim duhet te perfundoje brenda 45 diteve nga data e rregjistrimit te dosjes dhe kryhet nepermjet :
    - intervistave me punonjesin social
    - intervistave me psikologun
    - investigimit te kushteve te shtepise
    - vertetesise se dokumentacionit qe eshte paraqitur nga aplikanti.
  7. Pasi te jete perpunuar nga sektori psiko – social ky studim paraqitet ne mbledhjen e rradhes dhe Keshilli Drejtues vendos nese cifti pranohet si familje e ardhshme apo jo, nepermjet vendimit te pershtatshmerise. Nese pergjigja eshte “PO” cifti eshte ne pritje te marrjes se vendimit te biresimit te femijes, pas se cilit pajiset me nje autorizim per te hyre ne institucion per t’u familjarizuar me femijen, e propozuar ne kete mbledhje. Kur aplikanti biresues eshte plotesisht dakort me femijen e propozuar dhe ka kaluar periudhen e proves te percaktuar ne vendim, vazhdon procedura per finalizimin e biresimit prane Gjykates se Rrethit.

 
 
 
 
 
Skema e Organizimit
Historiku
Misioni
Funksionimi
Baza Ligjore
Kandidatura për birësim
Birësimi Vendas
Birësimi ndërvendas
Agjensite
Periudha pas birësuese
Statistika
 
 
Adresa: Rr : " Mine Peza  "
Pallati 87 / 3 , Shkalla 2
Tiranë, Albania
Tel dhe Fax:+355226465; +355227487
kshb@komitetibiresimeve.com.al
Te gjitha te drejtat te rezervuara Komiteti i Biresimeve.
Programimi
ShqiperiaCom, Dizenjimi Maximedia Studios