Parim udheheqes ne cdo biresim te mundshem eshte “Nje familje per femijen” dhe jo e kunderta. Nepermjet biresimit vendas dhe atij ndervendas mund te biresohen vetem te miturit e braktisur, nga mosha 0 – 18 vjec, qe ndodhen ne listat e Komitetit Shqiptar te Biresimeve.
Per secilin prej tyre Komiteti disponon nje dosje me dokumenta, te cilat pergatiten nga institucione publike ose private ku ndodhet, ne perputhje me legjislacionin ne fuqi. Ne intervale kohore te caktuara dhe ne varesi te gjendjes shendetesore te femijes , institucioneve u kerkohet plotesim ose rifreskim dokumentacioni. Ne rast se femija qe pret te biresohet ka mbushur moshen 10 vjec I merret mendimi dhe kur eshte mbi moshen 12 vjec I kerkohet pelqimi.
Nepermjet Komitetit Shqiptar te Biresimeve, bazuar ne Kodin e Familjes, behet I mundur edhe biresimi I femijeve nga te afermit (rrethi familjar) e tyre. Ne keto raste jepet pelqimi per biresim nga prinderit biologjik, perpara Gjykates se Rrethit, dhe me pas pergatiten dokumentet ne baze te Ligjit nr. 9695, date 19. 03. 2007, per prinderit biologjik, prinderit biresues dhe femijen.